Lajme

KQZ: Procesi zgjedhor po vazhdon pa probleme

02/09/2025 16:34
nga:Genita C

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi përmes një konference për media ka bërë të ditur se procesi i votimit është duke shkuar në rregull.

Deri më tani ai ka treguar se në rastet kur është paraqitur ndonjë paqartësi, KQZ ka ndërhyrë dhe ka udhëzuar personat e duhur për të marrë hapat e duhur për procesin e votimit në vendvotime”

“Procesi zgjedhor është duke vazhduar pa probleme që do ta cenonin mbarëvajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme. Në rastet kur është paraqitur ndonjë paqartësi, KQZ ka ndërhyrë dhe ka udhëzuar personat e duhur për të marrë hapat e duhur për procesin e votimit në vendvotime”, tha Elezi në konferencë për media.