Qytetarë nga e gjithë Kosova po dalin sot për të shfrytëzuar të drejtën e votës.
Qendrat e votimit u hapën në ora 07:00 dhe do të jenë në dispozicion për votuesit deri në ora 19:00.
Sipas të dhënave që po përditësohen në kohë reale, deri më tani kanë dalur në zgjedhje 27.81% e qytetarëve, më saktësisht 548 mijë e 140.
Teksa në disa komuna, përqindja e daljes në zgjedhje është më e madhe, e në të tjerat më e vogël, në mos minimale.
Bëhet fjalë për Komunën e Mitrovicës së Veriut, ku nga 18 mijë e 781 qytetarë me të drejt vote, 836 kanë shfrytëzuar këtë të drejt.


