Lajme

Cakolli: Çështja e fshirjes së ngjyës matrikuluese një problem i identifikuar në pjesën e parë të ditës

02/09/2025 13:55
nga:Y I

Hulumtuesi në KDI, Eugen Cakolli, në konferencën e mbajtur për media ka theksuar se si Demokraci në Veprim kanë vërejtur disa problematika në pjesën e parë të ditës.

Cakolli tha se një ndër to është çështja e fshirjes së ngjyës matrikuluese.

“Problem tjetër është çështja e fshirjes së ngjyës matrikuluese, kjo mund t’i hapë rrugë votimit të dyfishtë. Pavarësisht se kemi bërë thirrje, qytetarët po raportojnë se boja po fshihet shumë shpejt” tha Cakolli raporton “Gazeta Blic”.