Një shtëpi në Gjakovë është përfshirë nga zjarri, raporton GazetaBlic.
Kështu bën të ditur Policia e Kosovës.
Sipas raportit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa ekipi zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin.
Po ashtu, gjatë kontrollit, është konstatuar se në shtëpi gjendet trupi i pajetë i viktimës, i cili me vendim të prokurorit është dërguar ne IML për obduksion.
“Gjakovë / 08.02.2025 – 03:30. Raportohet se është përfshirë nga zjarri një shtëpi. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse ndërsa ekipi zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin. Gjatë kontrollit, është konstatuar se në shtëpi gjendet trupi i pajetë i viktimës mashkull kosovar, i cili me vendim të prokurorit është dërguar ne IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.


