Lajme

Nuk nis me kohë procesi i votimit me kusht në Prishtinë, shkak problemet teknike

02/09/2025 07:40
nga:G B

Në qendrën e votimit me kusht në Prishtinë, e cila është përcaktuar të jetë në Fakultetin e Edukimit, procesi i votimit nuk ka filluar me kohë në të gjitha vendvotimet.

Gazetarja jonë, Arbëreshë Uka, ishte në vendngjarje dhe bisedoi me menaxherin e qendrës, i cili para kamerës nuk pranoi se kjo ishte e vërtetë, megjithëse tha se ishin përballur me disa çështje teknike.

Pas kësaj, kur ekipi i Klan Kosovës tentoi të votojë me kusht, në dy vendvotime në këtë qendër stafi u thanë se ende nuk ishin të hapur për të pritur votues, edhe pse ora shënonte 07:14.