Lajme

Haradinaj për premtimin e AAK-së: Kosova në NATO në një të ardhme të afërt!

02/08/2025 23:42
nga:Gazeta Blic

Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka deklaruar se partia e tij e ka planin për anëtarësim të Kosovës në NATO.

Haradinaj ka thënë se plani do të realizohet në bashkëpunim me aleatët ndërkombëtarë.

“Ne jemi aleatë të SHBA-së. Me qeta merremi vesh, me qata punojmë, me qata bashkëpunojmë. Për atë arsye e shohim të mundshëm realizimin pa hyrë në detaje”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka theksuar se anëtarësimi në NATO do të ndodhë në një të ardhme të afërt.

“Nuk jemi çu jerem. Po e kemi diskutu me qata që na kanë thanë që e kemi themelu ushtrinë. Unë besoj që do të ndodh në një të ardhme të afërt”, ka thënë Haradinaj.