Kandidatja për deputete nga LDK me numër 45, Jeta Rafuna-Hasani, ka ndarë pamje pas tubimit përmbyllës të LDK-së.
Rafuan tha se sonte vulosën rikthimin e madh të Lidhjes Demokratike të Kosovës, aty ku kjo shtëpi e madhe politike e ka vendin.
“Thirrjet tuaja për ndryshim, kthim të shpresës e jetës në atdhe na dhanë vullnet përgjatë fushatës. Na hapet dyert e shtëpive tuaja me ngrohtësi e mikëpritje shqiptare. PËR KËTË JU FALËNDEROJ NGA ZEMRA.Të tjerët u munduan të na tërheqin në nivelin e tyre, me gjuhë të ulët e me ofendime. Por ne nuk bijmë në atë nivel, ne nuk merremi me ata, sepse jemi Lidhja Demokratike e Kosovës” shkruan Rafuna raporton “Gazeta Blic”.
Ajo tha se nesër të gjithë duhet t’iu drejtohen kutive të votimit për ndryshimin e shumëpritur, që e sjellë Lidhja Demokratike e Kosovës me Kryeministrin e ardhshëm Lumir Abdixhiku.
Postimi i plotë:
Sonte vulosëm rikthimin e madh të Lidhjes Demokratike të Kosovës, aty ku kjo shtëpi e madhe politike e ka vendin, aty ku gjithmonë e ka parë Presidenti Historik Ibrahim Rugova.
Thirrjet tuaja për ndryshim, kthim të shpresës e jetës në atdhe na dhanë vullnet përgjatë fushatës. Na hapet dyert e shtëpive tuaja me ngrohtësi e mikëpritje shqiptare. PËR KËTË JU FALËNDEROJ NGA ZEMRA.
Të tjerët u munduan të na tërheqin në nivelin e tyre, me gjuhë të ulët e me ofendime. Por ne nuk bijmë në atë nivel, ne nuk merremi me ata, sepse jemi Lidhja Demokratike e Kosovës.
Nesër të gjithë drejt kutive të votimit për ndryshimin e shumëpritur, që e sjellë Lidhja Demokratike e Kosovës me Kryeministrin e ardhshëm Dr. Lumir Abdixhiku.
Voto LDK 124 ✅
Voto Lumir Abdixhiku 1 ✅
Voto Jeta Rafuna Hasani 45 ✅


