Lajme

Projeksioni i Abdixhikut për ditën e zgjedhjeve: Fitore dhe asgjë më pak

02/08/2025 22:05
nga:Gazeta Blic

Kryetari i LDK-së dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka shprehur bindjen e tij për një fitore të sigurt në zgjedhjet e 9 shkurtit

“Unë besoj që ka ndodhur rikthimi në zgjedhjet lokale. Në zgjedhjet lokale për Asamble ne kemi qenë parti e parë. Në nivel partiak, LDK-ja i ka pasur 44 për qind, pra e para ka qenë dhe sot e ka shumicën në Asamble.– tha Abdixhiku.

Ai shtoi se është i bindur në “fitore dhe asgjë më pak”.