Lajme

LDK-ja e hap tubimin përmbyllës me Himnin Shtetëror, atë Dardan dhe një historik për Rugovën

02/08/2025 18:45
nga:Y I

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka hapur tubimin përmbyllës me intonimin e himnit shtetëror të Kosovës dhe himnin dardan.

Aktualisht, LDK-ja i ka stërmbushur sheshet e kryeqytetit për tubimin, siç e kanë quajtur ata, më të madh elektoral në vend.

Pas himneve, LDK-ja para numrit të jashtëzakonshëm të qytetarëve shfaqi edhe një historik për presidentin Ibrahim Rugova.