Lajme

10’shi ia vesh fanellën e Kosovës drejtuesit të Bayern Munchen, Hoeness

02/08/2025 12:38
nga:Sh R

Gazetari dhe moderatori i televizionit Kanal10, Kushtrim Sadiku ka takuar drejtuesin e FC Bayernit, Uli Hoeness në Alleanz Area.

Sadiku ka njoftuar se Hoenessit ia ka dhuruar fanellën zyratare të Kosovës.

Mes tjerash, gjatë këtij takimi, ai ka falendëruar për ndihmën që Hoeness ia kishte bërë popullit të Kosovës gjatë luftës së fundit.

Postimi i plotë:

Falemnderit Uli Hoeness 🙏

Jashtezakonisht i nderuar nga mikpritja e Uli Hoeness, legjendes dhe drejtuesit kryesor te FC Bayernit te Munchen-it.

Hoeness, te cilin e takova fale iniciatives te mikut tim Isak Neziri ne Allianz Arena, i dorezova fanellen e Kosoves me numrin 10 si dhe dekoraten nga Fan Clubi zyrtar i Kosoves ‘BAVAREZET’, e percjellur nga nje leter falenderuese nga drejtuesi Petrit Sadriu. 

Uli Hoeness eshte kampion evropian dhe i botes, si futbollist dhe si drejtues i Bayernit. Eshte pjesetari i gjenerates se arte te futbollit gjerman te viteve 70-te, i cili si menaxher, e krijoi Bayernin si brend miliardesh ne Gjermani.

Krahas kesaj, bashke me Bayernin e Munchenit, per ata qe nuk e dine, ka ndihmuar me mjete financiare kosovaret gjate luftes se vitit 1999. Nje fond i konsiderueshem i shitjes se biletave, atebote ishte destinuar per refugjatet kosovare, te cilet ishin perndjekur dhunshem nga shtepite e tyre.

Humanizmi i tij ishte arsyeja per te cilen mbreme e falenderova shume. Ishte modest dhe emocional kur i permenda Kosoven dhe falenderimin qe kosovaret e kane per vepren e tij.

Me tha se do ta mbaje fanellen e kalter me shume deshire, ani pse Bayerni i ka ngjyrat e kuqe.

Hoeness me tha se e do popullin e Kosoves dhe se ndihet krenar qe eshte i listuar ne mesin e atyre qe kane ndihmuar atehere kur eshte dashur. se deshiron te organizoje nje iniciative me Bayernin per femijet e Kosoves, duke e ditur se ne Kosove ka shume bavareze.

Nuk do ta harroj kurre kete moment.

Danke Uli