Lajme

Osmani takohet me kongresistin Lawler: Mbështetja e ShBA-së, vendimtare për rrugëtimin e Kosovës

02/07/2025 18:11
nga:Y I

Presidentja e vendit, gjatë vizitës së saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është takuar me kongresistin Mike Lawler.

Osmani tha se Lawler është një mik i çmuar i Kosovës dhe zë i fortë në Kongresin e Shteteve të Bashkuara.

“Ne diskutuam nevojën për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona në fushat me interes të përbashkët”, tha Osmani.

Më tej, e para e shtetit tha se mbështetja e ShBA-së për Kosovën ka qenë dhe mbetet vendimtare në rrugëtimin e Kosovës si shtet i lirë dhe sovran.