Një objekt në qendër të Prishtinës në lagjen “Qafa” është përfshirë nga zjarri.
Nga çatia e objektit shihet tym i madh, ndërkohë që zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.
Ende nuk dihet se cili është shkaktari i këtij zjarri.



