Lajme

Shaban Osmanaj i bindur: LDK-ja do të jetë forca e parë që do ta qeverisë Republikën e Kosovës për katër vitet e ardhshme

02/07/2025 17:56
nga:N K

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shaban Osmanaj, me numër 98 ka qenë i ftuari i radhës në BlicZgjedhor.

Osmanaj në këtë intervistë tha se LDK-ja  do të jetë forca e parë që do ta qeverisë Republikën e Kosovës për katër vitet e ardhshme.

Ai kritikoi kryeministrin Kurti, duke thënë se, edhe pse ka udhëhequr për katër vjet, shumë premtime nuk i ka realizuar, kështu duke përfshirë sektorin shëndetësor.

“Të ju them të drejtën një kryeministër që e ka qeverinë prej katër viteve me përdorë  një gjuhë të tillë, unë nuk kam një eksperiencë të tillë në politikë, por është e paparanueshme, sepse ti duhet të mburrën me detyrë, me projekte që I kë bë, por jo të merresh me kundërshtarë politikë, në kuptimin e asaj që akoma në sloganin që 20 vite kanë qenë kryeministër, ka katër vite që je kryeminsitër I ke pas të gjitha mundësitë që ti realizosh të gjitha ato projekte, ato premtime që I ke bërë për katër vite. Këto jo vetëm që nuk janë realizuar, por përkundrazi po flas në sistemin shëndetësor ka regres dhe kjo shifet në gjuhën e tij që përdor në fushatë. Qytetarët patën një shpresë që ky krymenistër me votën me mbi 50 % për të cilën ka të drejtën të vendos  gjithçka të marrë vendime dhe kishin shrpesë se do të realizohet diçka. Unë mendoj që qytetarët janë të dëshpëruar”, tha ai.

Osmanaj thotë se tubimet elektorale të LDK-së, veçanarisht në atë të Hasit të Gjakovës dhe të Prizrenit, pjesëmarrësit kanë qenë simpatizantit e atij vendi.

Sipas tij, në fushatën e LDK-së nuk ka pas ankesa.

“Zona e Hasit të Gjakovës dhe Prizrenit, kur mendohet të organizohen tubime paraelektorale data 3 janar, kur morëm vendim dhe me datën 4 janar kur bënëm tubim paraelektoral në lipovec komuna e Gjakovës, më besoni 90% e qytetarëve kanë qenë nga Hasi I Gjakovës dhe I Prizrenit. Mendojq ë përveç Hasit, Kosova po vendos për ndryshim. Ndryshim që të mos ketë ankesa por do të ketë veprime konkrete, ju shikone kryeminsitëri në çdo fushatë ka ankesa, gjithmonë ankohet opozita,  nuk e ke pengesë opoziten se ti ki mbi 50% dhe nuk ka arsyeje të qytetarit që të besojë se nuk më kalon opozita, po si nuk kalon opozita ku I ki mbi 50% të votave në parlamenitn e Republikës së Kosovës, kjo do të thotë mos punë. Edhe ju e keni parë se e gjithë fushata e LDK-së nuk ka pas fare ankesa”, përfundoi ai.