Lajme

Beqa bënë homazhe pranë lapidarit të dëshmorëve të Hasit: Kujtimi dhe heroizmi i tyre do të mbetet përjetësisht në zemrat tona

02/07/2025 13:20
nga:Sh R

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Hajdar Beqa, ka vizituar shoqatëne OVL të UÇK-së në Has, ku u prit nga kryetari Xhevdet Thaçi dhe shumë veteranë të luftës, raporton GazetaBlic.

Beqa bëri homzhe pranë lapidarit të dëshmorëve të Hasit, ku thotë se aty prehet lavdia dhe sakrifica për lirinë që gëzojmë sot.

Ai thekson se kujtimi dhe heroizmi i tyre do të mbetet përjetësisht në zemrat tona.

Postimi i plotë:

Sot pata kënaqësinë të vizitoja Shoqatën e OVL të UÇK-së në Has, ku u pritëm përzemërsisht nga kryetari z. Xhevdet Thaçi dhe shumë veteranë të luftës. Një falënderim i veçantë për mikpritjen dhe respektin e treguar.

Gjithashtu, pata nderin të bëj homazhe pranë lapidarit të dëshmorëve të Hasit, aty ku prehet lavdia dhe sakrifica për lirinë që gëzojmë sot. Kujtimi dhe heroizmi i tyre do të mbetet përjetësisht në zemrat tona.

Lavdi të gjithë dëshmorëve të Kosovës!