Lajme

Sulmohen policët në Gjilan e Gjakovë

02/07/2025 08:56
nga:N K

Dy zyrtarë policorë janë sulmuar në 24 oërt e fundit, shkruan GazetaBlic.

Rasti i parë ka ndodhur në Gjilan, ndërsa rasti i dytë në Gjakovë.

Sipas raportit, në rastin e parë është shtë arrestuar një person, pasi që duke drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit dhe duke mos i respektuar urdhërat e zyrtarëve policor, e ka sulmuar fizikisht njërin prej tyre.

“Rr.  Avdullah Tahiri, Gjilan / 06.02.2025 – 01:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që duke drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit dhe duke mos i respektuar urdhërat e zyrtarëve policor, e ka sulmuar fizikisht njërin prej tyre. Me vendim të prokurorit,  i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Kurse në rastin e dytë viktima ka raportuar se kishte hasur në disa persona duke prerë dru, njëri prej tyre e ka sulmuar fizikisht duke tentuar ta sulmoj me një mjetë të mprehtë thikë dhe është larguar në drejtim të panjohur.

“Fsh. Botushë, Gjakovë / 06.02.2025 – 12:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se kishte hasur në disa persona duke prerë dru, njëri prej tyre e ka sulmuar fizikisht duke tentuar ta sulmoj me një mjetë të mprehtë thikë dhe është larguar në drejtim të panjohur. Rasti është duke u hetuar”, thuhet tutje në raport.