Lajme

Kurti nga Peja zotohet për rrugët kyçe, mbështetje ekonomike dhe pako sociale për qytetarët

02/06/2025 23:46
nga:Genita C

Kryeministri Albin Kurti gjatë vizitës në Pejë, ka theksuar angazhimet për zhvillimin e infrastrukturës dhe përmirësimin e kushteve për qytetarët, raporton GazetaBlic.

Ai u zotua për ndërtimin e disa rrugëve kyçe, përfshirë Rrugën e Dukagjinit dhe Rrugën e Rugovës, mbështetje mbi 1 miliardë euro për prodhimtari, themelimin e Fondit të Sigurimeve Shoqërore për mbulimin e humbjes së vendit të punës dhe pagesave për pushimin e lehonisë, si dhe për programin “Anembanë” për transport publik të integruar me një biletë mujore.