Xhafer Gashi, kandidat i LDK-së, së bashku me kandidaten për deputete, Linda Bekteshi, zhvilluan një takim të ngrohtë me familjet Kurshumlija, Behrami dhe Berbatovci në Obiliq, raporton GazetaBlic.
Ata shprehën falënderimet për mbështetjen e fuqishme të këtyre familjeve, duke theksuar se vizioni i LDK-së po gjen gjithnjë e më shumë përkrahje nga qytetarët.
Gashi u shpreh se kjo mbështetje është një motivim për të vazhduar me vendosmëri rrugën drejt një të ardhmeje më të mirë për Kosovën.
E plotë:
Takim me familjet Kurshumlija, Behrami dhe Berbatovci në Obiliq
Së bashku me kandidaten për deputete, znj. Linda Bekteshi, patëm kënaqësinë të takojmë familjet e nderuara Berbatovci, Kurshumlia dhe Behrami në Obiliq.
Biseda e hapur dhe mbështetja e tyre e fuqishme janë një tregues i qartë se vizioni i LDK-së dhe ndryshimi i domosdoshëm për Kosovën po gjen gjithnjë e më shumë përkrahje. Vullneti dhe përkushtimi i këtyre familjeve na motivojnë edhe më shumë për të vazhduar rrugën tonë me vendosmëri.
Një falënderim i përzemërt për mikpritjen dhe besimin e tyre rrugëtim të përbashkët për një të ardhme më të mirë. Me qytetarët në krah, fitorja është e sigurt!
Së bashku për fitoren!
#LDK124
#LumirAbdixhiku01
#XhaferGashi11
#LindaBekteshi66
Xhafer Gashi


