Lajme

Haradinaj: Mbështetje financiare për të gjithë punëkërkuesit deri në punësim

02/06/2025 20:57
nga:Genita C

Një program gjithëpërfshirës për mbështetjen e punëkërkuesve dhe studentëve u prezantua sot nga kandidati për kryeministër i koalicionit “Kosova Fituese”.

Sipas planit, çdo qytetar në kërkim të punës do të përfitojë mbështetje financiare deri në momentin e punësimit.

“Çdo punëkërkues do të ketë mbështetje financiare deri në punësim, ndërsa çdo student do të përfitojë bursë studimi,” u shpreh Ramush Haradinaj gjatë prezantimit të programit elektoral në Rahovec, duke theksuar angazhimin për rritjen e standardit jetësor të qytetarëve.

Programi parasheh gjithashtu rritjen e pagës mesatare mbi 1000 euro dhe pensione prej 500 euro, përfshirë pensionet e veteranëve. Për të rinjtë që dëshirojnë të hapin biznese të reja, plani përfshin grante pa kthim, duke synuar stimulimin e sipërmarrjes dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Këto masa shoqërohen me premtimin për uljen e çmimit të energjisë elektrike për 20% dhe furnizim pa ndërprerje, si rezultat i rritjes së prodhimit vendor të energjisë.