Lajme

Dyshime për keqpërdorim të votave nga Kroacia, reagon KQZ-ja

02/06/2025 18:15
nga:Genita C

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka reaguar lidhur me raportimet që pretendojnë se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ka tërhequr zarfet me fletëvotime nga posta e KQZ-së në Zagreb dhe i ka dërguar ato në Ambasadë.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, deklaroi se institucioni do të vlerësojë nëse tërheqja e pakove me fletëvotime nga kutia postare në Zagreb është kryer në përputhje me aktet nënligjore.

“Lidhur me lajmin që po qarkullon për tërheqjen e pakove me fletëvotime nga kutia postare e KQZ-së në Zagreb (Kroaci), sqarojmë se do të vlerësohet nëse tërheqja e pakove me fletëvotime nga kjo kuti postare është bërë sipas akteve nënligjore dhe KQZ do të marrë vendim meritor”, tha Elezi.

Ai shtoi se pas këtij vlerësimi, KQZ-ja do të ndërmarrë hapat e duhur dhe do të marrë vendimin përkatës lidhur me këtë çështje.

Prokuroria nis hetime të reja ndaj Martin Berishajt