Sporti

Delegohen gjyqtarët për ndeshjet e para të edicionit pranveror në Superligën e Kosovës

02/06/2025 14:35
nga:Mergim Rreci

Rikthehet më në fund Superliga e Kosovës në futboll.

Disa ndeshje interesante do të zhvillohen në xhiron e 19-të, shkruan GazetaBlic Sport.

Të premten, Ballkani e pret skuadrën e Dukagjinit, kurse Drita do të përballet me Malishevën në Gjilan.

Të shtunën zhvillohen poashtu dy takime, Llapi – Gjilani dhe Prishtina Suhareka, ndërsa të hënën, Ferizaj e pret Feronikelin.

Delegimet e gjyqtarëve për këto takime përsëri po bëhen me short, gjë e cila nuk është aspak gjë pozitive.

/GazetaBlic Sport/