Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu gjatë ditës së nesërme do të mbajë tubimin e tij elektoral në Drenas, shkruan GazetaBlic.
Haxhiu ka njoftuar se ky tubim do të fillojë nga ora 20:00.
Po ashtu, ai ndan detaje të këtij tubimi, duke thënë se do të prezantoj programin zgjedhor dhe vizionin tim për të ardhmen si kandidat për deputet, po ashtu, do të prezantoj programin e PDK-së dhe kryeministrit të ardhshëm, z. Bedri Hamza, për zhvillimin dhe fuqizimin e vendit.
“Të nderuar miq,
Ju ftoj të merrni pjesë në tubimin tim elektoral në Drenas, që do të mbahet të premten, më 7 shkurt 2025, duke filluar nga ora 20:00, te “Hajdini Comerc”, kati 2, afër City Grill – Drenas.
Gjatë këtij takimi, do të prezantoj programin zgjedhor dhe vizionin tim për të ardhmen si kandidat për deputet. Po ashtu, do të prezantoj programin e PDK-së dhe kryeministrit të ardhshëm, z. Bedri Hamza, për zhvillimin dhe fuqizimin e vendit.
Ju mirëpres, së bashku me familjarët dhe miqtë tuaj!”, ftoi Haxhiu.
Postimi i plotë:


