Sporti

UEFA konsideron një nga ndryshimet më të mëdha të rregullave në Ligën e Kampionëve

02/06/2025 12:13
nga:Mergim Rreci

UEFA po i kushton vëmendje serioze një prej ndryshimeve më të mëdha të rregullave në historinë e Ligës së Kampionëve.

UEFA po shqyrton një ndryshim rrënjësor në formatin e Ligës së Kampionëve në mënyrë që të reduktojë sasinë e futbollit që luhet, transmeton GazetaBlic Sport.

Sipas një raporti në Guardian , perspektiva e heqjes së kohës shtesë nga ndeshjet e raundit eliminues është diskutuar dhe është ‘duke fituar terren’, me ndeshjet që në vend të kësaj shkojnë direkt në penallti nëse nuk mund të zgjidhen në dy ndeshjet 90-minutëshe.

Ky vendim pritet të kalojë në edicionin 2027/2028 të formatit më të madh evropian për klube.

/GazetaBlic Sport/