Lajme

Arrestohet i ngasësi i veturës për goditje të këmbësorit në Zhabar të Mitrovicës

02/06/2025 11:49
nga:Sh R

Në fshatin Zhabar të Mitrovicës së Jugut, mbrëmjen e së mërkurës policia ka arrestuar një të dyshuar pasi i njëjti duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes se automjetit me kushtet e rrugës, e kishte goditur një këmbësor.

Bëhet e ditur se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.