Një person në Istog ka përfunduar në prangat e policisë pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht me një mjet të fortë viktimën mashkull kosovar, duke e goditur këtë të fundit.
Nga policia është shtuar se viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
‘‘VRASJE NË TENTATIVË
Istog 05.02.2025-19:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht duke e godit me mjet të forte viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje’’, ka thënë Policia.


