Lajme

Ekrem Hyseni: Mobilizimi i Batllavës, burimi i fitores për 9 Shkurtin

02/05/2025 23:02
nga:Genita C

Ekrem Hyseni i LDK-së falënderon banorët e Batllavës për mbështetje të jashtëzakonshme gjatë fushatës, raporton GazetaBlic.

Gjatë takimit në lagjen Berisha, ai theksoi mobilizimin dhe përkushtimin e qytetarëve, duke shprehur se ky angazhim do të çojë në fitoren e 9 shkurtit.

Hyseni e përmendi se mbështetja e tillë është frymëzim dhe burim i suksesit në zgjedhje. Ai përfundoi duke u shprehur se rrugëtimi i tyre është i përbashkët dhe synimi është vetëm fitorja.