Lajme

Berisha nderon sakrificat e veteranëve të Istogut: Takimi me këta heronj gjithnjë është një moment reflektimi

02/05/2025 22:50
nga:Genita C

Bekë Berisha, kandidat i AAK-së me numrin 8 për deputet, ka takuar veteranët e Istogut, duke theksuar se ata e nisën luftën me një qëllim të qartë – mbrojtjen e atdheut, raporton GazetaBlic.

Takimi me këta heronj ishte një moment reflektimi dhe nderimi për sakrificat që ata kanë bërë, duke theksuar se pa ata, Kosova nuk do të ishte aty ku është sot.

Berisha falënderoi pa fund për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm.

E plotë:

Ata vendosën të hyjnë në një rrugë të panjohur, pa e ditur se ku do t’i çonte, por u nisën me një qëllim të qartë dhe të shenjtë: mbrojtjen e atdheut të tyre.
Sot, Beka takoi veteranët e anës së Istogut – ata që, përmes luftës dhe sakrificës, e kanë njohur më mirë se kushdo çdo plagë të këtij vendi.
Takimi me këta heronj gjithnjë është një moment reflektimi dhe nderimi, që kujton se pa sakrificat e tyre, ne nuk do të ishim këtu.
Faleminderit, faleminderit, faleminderit pafundësisht!