Kandidati i LDK-së për deputet, Besim Mulaj ka falënderuar Forumën e Gruas dhe çdo anëtare për mbështetje ndaj LDK-së dhe Abdixhikun, raporton GazetaBlic.
Ai theksoi rëndësinë e përkushtimit të grave në ndërtimin e një shoqërie të drejtë dhe të barabartë, duke premtuar përpjekje për iniciativa që sigurojnë mundësi të barabarta për të gjithë.
Mulaj ftoi qytetarët të votojnë LDK-në për një të ardhme më të mirë, duke e quajtur 9 shkurtin si ditën e fitores së madhe.


