Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, dr. Besim Mulaj, ka ndarë pamje nga tubimi i LDK-së në Istog.
“10 mijë herë faleminderit, Istog” shkruan Mulaj raporotn “Gazeta Blic”.
Mulaj tha se është i nderuar se është rugovist, anëtar i LDK-së e mbi të gjitha Istogas.
“Sonte treguat edhe njëherë shpirtin tuaj të madh, përkushtimin dhe besimin në vizionin e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Faleminderit për pjesëmarrjen masive në tubimin përmbyllës zgjedhor! Faleminderit që e keni mbështetur kauzën e Dr. Lumir Abdixhikut, Kryeministrit të ardhshëm të Kosovës”
‘Ju jeni krenaria ime e përhershme! Me 9 shkurt, le ta dëshmojmë fuqinë tonë me votën për LDK-në, me numrin 124, dhe për mua, me numrin 79!’ përfundon postimin Mulaj.
Postimi i plotë:
10 mijë herë faleminderit, Istog!
Jam i nderuar që jam Rugovist, anëtar i LDK-së, por mbi të gjitha – ISTOGAS!
Sonte treguat edhe njëherë shpirtin tuaj të madh, përkushtimin dhe besimin në vizionin e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Faleminderit për pjesëmarrjen masive në tubimin përmbyllës zgjedhor! Faleminderit që e keni mbështetur kauzën e Dr. Lumir Abdixhikut, Kryeministrit të ardhshëm të Kosovës!
Ju jeni krenaria ime e përhershme! Me 9 shkurt, le ta dëshmojmë fuqinë tonë me votën për LDK-në, me numrin 124, dhe për mua, me numrin 79!
Pa besim s’ka ndryshim!


