Lajme

Shefi i OKB-së kundër planit të Trump: Nuk duhet ta përkeqësojmë problemin në Gaza

02/05/2025 20:01
nga:Y I

Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Stephane Dujarric ka paraprirë komentet që priten nga Antonio Guterres, në përgjigje të planit tronditës të Presidentit Donald Trump që SHBA të marrë kontrollin e Gazës.

Sa i përket Gazës, Guterres do të thotë se është “jetike t’i qëndrojmë besnik themelit të ligjit ndërkombëtar” dhe “thelbësore për të shmangur çdo formë spastrimi etnik”.

Sekretari i Përgjithshëm do të paralajmërojë se “në kërkim të zgjidhjeve nuk duhet ta përkeqësojmë problemin”, si dhe do të riafirmojë zgjidhjen e dy shteteve.

Dujarric u pyet drejtpërdrejt nëse Sekretari i Përgjithshëm besonte se plani i Presidentit Trump për SHBA-në për të marrë kontrollin e Gazës ishte spastrim etnik.

Ai u përgjigj se çdo zhvendosje e detyruar është e barabartë me spastrim etnik.

Ai tha se Sekretari i Përgjithshëm foli me Mbretin e Jordanisë Abdullah II për situatën.

Ne do t’ju përditësojmë për atë që thotë Guterres më vonë kur të flasë në sesionin e hapjes së këtij viti të Komitetit për Ushtrimin e të Drejtave të Pamohueshme të Popullit Palestinez.