Derbi i Madridit, i planifikuar për të shtunën, në raundin e 23-të të La Liga-s , tashmë po nxehet.
Atlético lëshoi një deklaratë në përgjigje të Realit , i cili denoncoi “manipulimin dhe ndërhyrjen” në ligën spanjolle.
Në rrjetet sociale, Atletico Madrid reagoi duke shkruar: «Miq të RAE [ Real Academia Española], këto ditë kemi marrë shumë pyetje për një temë dhe nuk duam të gabojmë. A mund të na ndihmoni me nuancat e foljeve të mëposhtme? Të ushtrosh presion, të frikësosh, të ngacmosh, të detyrosh, të frikësosh, të ndikosh, të imponosh. Faleminderit shumë”.
Real Madrid kryeson La Liga me 49 pikë, një më shumë se Atletico. Barcelona mbetet në vendin e tretë, me 45 pikë.
/GazetaBlic Sport


