Gazzetta dello Sport ka zbuluar detaje të transferimit të mesfushorit të Milanit, Ismael Bennacer në Marseille.
Sipas mediumit, algjeriani u detyrua të largohej nga klubi pas një konflikti me trajnerin Sergio Conceicao. Kjo ka ndodhur pas derbit të Milanit kundër Interit (1:1).
“Drejtori i klubit, Zlatan Ibrahimovic, donte që Ismael të qëndronte në Milan pavarësisht konfliktit me Conceicao, por lojtari preferoi të largohej. Si rezultat, klubi u detyrua të hynte sërish në tregun e transferimeve në kërkim të një zëvendësuesi. Zgjedhja e Milanit ra mbi mesfushorin e Monza, Warren Bondo.
/GazetaBlic Sport


