Lajme

LDK paraqet ekipin e ri për zhvillim – GazetaBlic sugjeron 10 kandidatët për t’u votuar

02/07/2025 17:59
nga:Genita C

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), një nga partitë kryesore dhe historikisht të rëndësishme në skenën politike kosovare, ka paraqitur një ekip të fortë kandidatësh që synojnë të sjellin ndryshime dhe të kontribuojnë në zhvillimin e mëtejshëm të vendit.

LDK ka një program që mbështet zhvillimin e demokracisë, forcimin e shtetit ligjor dhe krijimin e mundësive për një të ardhme më të mirë për qytetarët e Kosovës.

GazetaBlic iu sugjeron 10 emra të LDK-së për t’u votuar, duke u bazuar në angazhimin e tyre, ekspertizën dhe vizionin për një të ardhme më të mirë të Kosovës.

Këta kandidatë janë të angazhuar për të sjellë ndryshime konkrete në jetën e qytetarëve dhe për të forcuar pozitat e LDK-së në Kuvendin e Kosovës.

1. Ekrem Hyseni, kandidat i LDK-së për deputet me numrin 16

Me një përvojë të pasur në mjekësi dhe angazhim të palodhur në politikë, kandidati i LDK-së për deputet, Ekrem Hyseni është një figurë udhëheqëse e angazhuar për zhvillimin dhe mirëqenien e qytetarëve. Lindur në Batllavë, një qytetar me histori patriotike, ai ka kontribuar në Luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ka udhëhequr me sukses Klinikën e Onkologjisë, duke sjellë përvojë ndërkombëtare dhe njohuri shkencore në shërbim të Kosovës.

Si anëtar i Kryesisë së LDK-së dhe kryetar i degës në Podujevë, ai ka treguar angazhim të fuqishëm për të përmirësuar jetën e qytetarëve dhe ka një vizion të qartë për të ardhmen e Podujevës. Me prioritetet e tij për zhvillimin e shëndetësisë, edukatës dhe infrastrukturës, ai është njeriu që ka dëshmuar se mund të sjellë ndryshimin e nevojshëm.

2. Arben Gashi, kandidat i LDK-së për deputet me numrin 14

Arben Gashi, Shef i Grupit Parlamentar të LDK-së, është një figurë politike me një angazhim të palodhur dhe një zë të fortë në Kuvendin e Kosovës. I njohur për qëndrimet e tij të qarta dhe për fjalimet e zjarrta, Gashi nuk ka ngurruar të jetë një kritik i ashpër ndaj qeverisë Kurti.

Si udhëheqës i Grupit Parlamentar të LDK-së, Gashi ka shpërfaqur një qasje energjike dhe të vendosur ndaj sfidave politike të vendit. Ai ka mbajtur një qëndrim të fortë në mbrojtje të demokracisë, duke e bërë LDK-në një opozitë të fuqishme ndaj qeverisë aktuale, e cila, sipas tij, ka dështuar të adresojë nevojat reale të qytetarëve dhe të vendit.

Një politikai që është gjithmonë në gatishmëri për të sfiduar politikat e qeverisë dhe për të ndihmuar në formësimin e një të ardhmeje më të mirë për Kosovën, Arben Gashi është pa dyshim një lider i fortë që mbetet një nga zërat më të rëndësishëm të LDK-së në Parlament.

3. Xhavit Ukaj, kandidat i LDK-së për deputet me numrin 97

Xhavit Ukaj është një figurë e njohur e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), anëtar i Këshillit të Përgjithshëm dhe i Kryesisë së LDK-së në Prizren. Ukaj njihet si veprimtar që ka kontribuar në mënyrë aktive dhe të palohdhsme në çështje të rëndësishme për komunitetin dhe shoqërinë. Angazhimi i qij që në fillimiet e aktiviteteve të ndryshme tregon përkushtimin e tij ndaj idealeve dhe qëllimeve të larta.

Ukaj njihet si një njeri i punës, i cili vlerësohet për përkushtimin, përpjekjet dhe seriozitetin në arritjen e qëllimeve të tij. Ai është shembull i një personi që ndërton sukses me punë të ndershme dhe angazhim të vazhdueshëm.

Xhavit Ukaj është i njohur si njeri i fjalës, i respektuar për përkushtimin dhe seriozitetin e tij në marrëdhëniet ndër personale dhe profesionale.

Ukaj ka pasur një angazhim të spikatur edhe si asamblist në Kuvendin Komunal të Prizrenit, ku ka punuar për përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët e komunës.

4. Jeta Rafuna, kandidate e LDK-së për deputete me numrin 45

Jeta Rafuna Hasani, asambleistja më e votuar në zgjedhjet komunale të Prishtinës, është një lider i angazhuar dhe një zë i fortë për qytetarët. Gjatë mandatit të saj si asambleiste, ajo ka pasur një ndikim të dukshëm në vendimmarrjen e qytetit, duke mbrojtur interesat e qytetarëve dhe duke kontribuar në miratimin e politikave që kanë përmirësuar kushtet e jetesës për të gjithë.

Tani, me një vizion të qartë dhe një përkushtim të palodhur, Jeta kandidon për deputete, duke synuar të sjellë ndryshime të rëndësishme në nivel kombëtar.

5. Rrezarta Krasniqi, kandidate për deputete me numër 36

Pa dyshim njëra ndër deputetet më të zëshme opozitare në Kuvendin e Kosovës.

Krasniqi, si deputete u fokusua në fushën e politikës së Jashtme dhe të Integrimeve.

Ajo pos që ishte tepër aktive, dha alternativa për shumë çështje e për zgjidhjen e shumë problemeve.

Krasniqi, në kuadër të diplomacisë publike, loboi për Kosovën në shumë institucione e organizata ndërkombëtare.

Vota për 36-shin e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, do to thotë një përfaqësik dinjitoz në Kuvendin e Kosovës.

6. Alban Rraci, kandidat i LDK-së për deputet me numrin 38

Alban Rraci, një biznesmen i suksesshëm dhe një i ri me vullnet dhe dëshirë për ndryshim, është kandidati i LDK-së që sjell përvojën e tij në shërbim të qytetarëve.

Duke besuar se Kosova po merr një drejtim të gabuar, ai është i vendosur të kontribuoni në zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e kushteve të jetesës në vend.

Rraci e sheh LDK-në si forca që ka ndihmuar në ndërtimin e shtetit dhe ka besim se kjo parti mund të sjellë ndryshimet e nevojshme për një të ardhme më të mirë.

7. Lumbardh Salihu, kandidat i LDK-së për deputet me numrin 77

Lumbardh Salihu, një emër i njohur në botën e artit, tani kandidon për deputet me LDK-në, duke sjellë një perspektivë të freskët dhe të ndryshme në politikë.

Me një pasion të thellë për kreativitetin dhe inovacionin, Lumbardhi ka kaluar një pjesë të jetës në Austri, ku ka përjetuar kulturat dhe mundësitë e ndryshme që ofron bota, dhe tani është i vendosur të sjellë atë energji të re në Kosovë.

Ai premton të jetë zëri i rinisë kosovare, duke përfaqësuar aspiratat dhe ëndrrat e një brezi që kërkon mundësi për të kontribuar dhe për t’u zhvilluar.

8. Besim Mulaj, kandidat i LDK-së për deputet me numrin 79

Dr. Sci. Besim Mulaj, ekonomist i kualifikuar, tani kandidon për deputet nga Istogu me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Me një pasion për zhvillimin ekonomik, ai synon të sjellë politika që përmirësojnë jetesën e qytetarëve dhe krijojnë mundësi të reja pune.

Mulaj njihet edhe për punën dhe profesionalzimin e treguar, ku ka mbajtur edhe pozita mjaft të rëndësishme në institucione.

Mulaj është i përkushtuar të kontribuojë për një qeverisje të përgjegjshme dhe një ekonomi të qëndrueshme.

9. Florian Dushi, kandidat i LDK-së për deputet me numrin 34

Florian Dushi është një profesionist me eksperiencë të thellë në administratën publike, aktualisht drejtor i Drejtorisë së Inspektoratit në Komunën e Prishtinës. Dushi ka pasur gjithashtu një mandat si zv/ministër në Ministrinë e LDK-së, ku ka luajtur rol kyç në zhvillimin dhe zbatimin e politikave të rëndësishme për vendin.

Tani, si kandidat për deputet i LDK-së, Florian Dushi është i angazhuar të sjellë eksperiencën e tij dhe vizionin për një qeverisje më të mirë, me fokus te zhvillimi i qëndrueshëm dhe përmirësimi i kushteve të jetesës për qytetarët. Ai synon të kontribuoni në forcimin e institucioneve dhe promovimin e transparencës dhe llogaridhënies në nivel kombëtar.

10. Gëzim Plakolli, kandidat i LDK-së për deputet me numrin 43

Gëzim Plakolli është Kryetar i LDK-së, Dega në Mitrovicë dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, një lider i njohur për angazhimin dhe përkushtimin e tij ndaj zhvillimit të rajonit dhe vendit. Me një vizion të qartë për të ardhmen, ai ka luajtur një rol kyç në forcimin e strukturave të LDK-së në Mitrovicë, duke kontribuar për një të ardhme më të mirë për qytetarët e këtij rajoni.

Si një figurë udhëheqëse, Plakolli është i fokusuar në fuqizimin e institucioneve lokale, përmirësimin e kushteve të jetesës dhe krijimin e mundësive për një zhvillim të qëndrueshëm. Angazhimi i tij i vazhdueshëm ka bërë që ai të jetë një lider i besueshëm, i cili synon të sjellë ndryshime pozitive për Mitrovicën dhe për gjithë Kosovën.