Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Sokol Havolli, ka ndarë një video nga tubimet e këtij subjekti politik.
Havolli thekson se fushata është shoqëruar me energji pozitive.
Ai potencon se që në javën e parë do të ketë paga e pensione më të larta.
“Energji pozotive në fushatë. Kemi fol për ekonomi e zhvillim, për ndërtim të stadiumit e Spitalit të Ri e të parkut Olimpik dhe Centralit me Gaz amerikan. Që në javën e parë paga e pensione më të larta. Rrugën e bëjmë bashkë, asnjëherë më lehtë nuk ka qenë, kërkojmë përkrahje për gjeneratën e re të Kosovës. Duam bashkëpunim dhe përafrim me të gjithë qytetarët e asnjëherë nuk kemi nxit frikë dhe urrejtje sikur që ka ndodh nga të tjerët. Voto 1, Lumir Abdixhiku dhe 14, Sokol Havolli” thekson kandidati me numër 14 i LDK-së në video raporton “Gazeta Blic”.


