Ekrem Hyseni, kandidat për deputet i LDK-së me numrin 16, ka shprehur besimin e tij të thellë se partia e tij do të arrijë një rezultat shumë të mirë në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ai në një intervistë dhënë për GazetaBlic, theksoi se LDK-ja është në garë për t’u bërë e para, dhe se synimi i saj është formimi i një qeverie me Lumir Abdixhikun si kryeministër.
“Ne, sot nuk luftojmë për t’u rritur LDK-ja, por jemi në garë për të parët. Me programin që kemi, me ekipën dhe kandidatin për kryeministër, jam i bindur që LDK-ja do ta ketë një rezultat shumë të mirë në këto zgjedhje. Synimi jonë është që të jemi të parët dhe ta bëjmë qeverinë me kryeministër Lumir Abdixhikun,” tha Hyseni.
Ai gjithashtu komentoi mbi motivimin e tij personal në politikë, duke deklaruar se nuk po lufton për një ulëse, por për të siguruar një foltore në Kuvend për të mundësuar një qeverisje më të fuqishme dhe produktive.
“Unë, po luftoj për foltoren e Kuvendit, jo për ulëse sepse për ulëse kemi pasë deputet të mjaftueshëm të pozitës që asnjëherë nuk e kanë marrë fjalën dhe, për fatkeq shumica e tyre kanë qenë llapjan,” tha ai.
Duke iu referuar angazhimeve për qytetin e Podujevës, Hyseni shpjegoi se prioritetet kryesore për të do të jenë rikthimi i spitalit të larguar, përmirësimi i ngrohtores së qytetit, si dhe zgjidhja e problemit të ujit të pijës.
“Këto janë top prioritetet për qytetin e Podujevës,” shtoi Hyseni, duke theksuar se këto projekte janë jetike për zhvillimin dhe mirëqenien e qytetarëve.
Intervista e plotë:


