Kandidati për deputet nga PDK, Selver Xhelili po merr mbështetje të madhe për zgjedhjet e 9 shkurtit, e një e tillë i ka ardhur nga Amerika.
Flamur Ballazhi bën thirrje për ta votuar Xhelilin, derisa flet edhe për pjesëmarrjen e tyre në Inaugurimin e Presidentit të Amerikës, Donald Trump
“Mbështetni të gjithë Selver Xhelilin nga radhët e PDK 131 me numër 83.
Unë bashkë me Selverin pranuam ftesën nga Kongresmenja amerikane Jan Schakowsky dhe udhëtuam në Washington D.C për Inaugurimin e Presidentit të 45 dhe 47 të Amerikës Donald J.Trump🇺🇸”.

Ai njofton për takimet me zyrtarët e lartë që kishin atje.
“Takuam tashmë emisarin e Presidentit Trump për Misione të Posaçme në mbarë botën dhe ballkanin z.Richard Grenell. Takuam edhe shumë zyrtarë të lartë shtetëror dhe zyrtarë të Kongresit amerikan.
Selverin pata mundesinë të takoj për herë të parë dhe konstatova se është njeri me vlera të larta kombëtare, që meriton të jetë Deputet i ardhshëm i Kuvendit të Kosovës drejt një të ardhmje më të mirë për Kosovën, një afarist i sukseshëm që mund të krijon diçka të madhe për Kosovën dhe zhvillimin ekonomik drejt investimeve me miqt tanë amerikan, por njëkohësisht është edhe një mik i madh i Amerikës dhe Presidentit Donald Trump”.

Ballazhi pohon se Xhelili u takua me djalin e Presidentit Erick Trump, në New York.
“Amerika është e interesuar të investon miliarda dollarë në Ballkan, pikërisht edhe në Kosovë me ardhjen e Pushtetit pro-amerikan pas 9 Shkurtit”, thotë ai.


