Lajme

Bajqinovci: Kompanitë tona po rriten e zhvillohen, s’kanë dallim me ato perëndimore

02/05/2025 13:44
nga:G B

Kandidati për deputet nga VV, Mefail Bajqinovci, ka vizituar bazën qendrore të kompanisë Interex, e cila punëson mbi 2000 punëtorë, raporton Gazeta Blic.

Ai ka thënë se është takuar me menaxhmentin dhe punëtorët e kësaj kompanie, të cilët po bëjnë një punë të jashtëzakonshme në avancimin dhe zhvillimin e mëtejshëm.

“Kompanitë tona po rriten e zhvillohen, duke mos pasur dallim me ato perëndimore. Kjo është një dëshmi e përkushtimit dhe profesionalizmit të njerëzve tanë”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Kisha kënaqësinë të vizitoj bazën qendrore të kompanisë Interex, e cila punëson mbi 2000 punëtorë dhe është një nga kompanitë më të suksesshme vendore. Gjatë vizitës u takova me menaxhmentin dhe punëtorët e kësaj kompanie, të cilët po bëjnë një punë të jashtëzakonshme në avancimin dhe zhvillimin e mëtejshëm.

Kompanitë tona po rriten e zhvillohen, duke mos pasur dallim me ato perëndimore. Kjo është një dëshmi e përkushtimit dhe profesionalizmit të njerëzve tanë!

Lëvizja 118

Albin Kurti 1

Mefail Bajqinovci48