Besim Mulaj, kandidat për deputet nga LDK, ka thënë se vota e rinisë është fuqia e ndryshimit, raporton Gazeta Blic.
“Ky është momenti juaj! Për herë të parë, ju do të votoni dhe do të vendosni për të ardhmen e Kosovës. Por mos harroni: Ju nuk jeni e ardhmja – ju jeni e tashmja! Ju jeni ndryshimi”, ka shkruar ai në Facebook.
Mulaj ka shtuar se “më 9 shkurt, është momenti për të zgjedhur rrugën e suksesit, rrugën që e çon Kosovën drejt Evropës, drejt zhvillimit, drejt një të ardhmeje të sigurt për të gjithë!”
Postimi i tij i plotë:
RINI E DASHUR,
VOTA JUAJ ËSHTË FUQIA E NDRYSHIMIT!
Ky është momenti juaj! Për herë të parë, ju do të votoni dhe do të vendosni për të ardhmen e Kosovës. Por mos harroni: Ju nuk jeni e ardhmja – ju jeni e tashmja! Ju jeni ndryshimi!
A e doni një Kosovë ku të rinjtë nuk largohen, por ndërtojnë të ardhmen këtu?
Një Kosovë me shkollim cilësor, ku diploma ka vlerë dhe nuk është thjesht një letër?
Një Kosovë me vende të mira pune, ku mund të ndërtoni jetën me dinjitet?
Një Kosovë që ju bën krenarë, jo vetëm kur përmenden Dua Lipa, Rita Ora apo Majlinda Kelmendi, por edhe kur përmendet qeveria juaj, deputeti juaj, shteti juaj?
E ardhmja nuk vjen vetë, ajo ndërtohet me vendime të zgjuara!
Më 9 shkurt, është momenti për të zgjedhur rrugën e suksesit, rrugën që e çon Kosovën drejt Evropës, drejt zhvillimit, drejt një të ardhmeje të sigurt për të gjithë!
Zgjidhja e duhur është një qeveri me LDK dhe kryeministër Lumir Abdixhikun!
Voto LDK 124
Voto Dr. Sci. Besim Mulaj – Nr. 79
Me votën tuaj, bëni ndryshimin që doni të shihni! Me votën tuaj, Kosova ecën përpara!
Zoti ju bekoftë ju dhe Kosovën tonë!


