Cristiano Ronaldo feston ditëlindjen e tij të 40-të këtë të mërkurë dhe Real Madrid tashmë ka lënë një mesazh.
“I dashur Cristiano , nga Real Madrid duam t’ju dërgojmë një mesazh të ngrohtë urimi për ditëlindjen tuaj të 40-të. Të gjithë tifozët madrilen janë krenarë për legjendën që ju jeni dhe atë që ju përfaqësoni për historinë tonë. Gëzuar këtë ditë me familjen dhe të dashurit tuaj”, ka shkruar klubi në rrjetet sociale.
Reprezentuesi portugez përfaqësoi Real Madridin mes 2009 dhe 2018 dhe fitoi, ndër të tjera, katër edicione të Ligës së Kampionëve të UEFA-s , tre Kupa të Botës për Klube, tre Superkupa Evropiane dhe dy La Liga.
🥳 Querido @Cristiano, desde el Real Madrid, queremos mandarte una cariñosa felicitación en tu 40 cumpleaños. Todos los madridistas estamos orgullosos de tu leyenda y de lo que representas para nuestra historia. Feliz día con tu familia y tu gente querida. pic.twitter.com/CxOiNhcCNd
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) February 4, 2025
/GazetaBlic Sport/


