Lajme

Sekuestrohen armë e gjatë me dy karikatorë dhe 755 fishekë të kalibrave të ndryshëm në veri të Mitrovicës

02/05/2025 09:28
nga:N K

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë bastisjes në një shtëpi në Mitrovicë të Veriut janë gjetur dhe konfiskuar, një armë e gjatë me dy karikatorë dhe 755 fishekë kalibrash të ndryshëm, raporton GazetaBlic.

Sipas PK-së, lidhur me rastin është njoftuar prokurori ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Mitrovicë Veri / 04.02.2025 – 16:57. Raportohet se gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar janë gjetur dhe konfiskuar, një armë e gjatë me dy karikatorë dhe 755 fishekë kalibrash të ndryshëm. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.