Lajme

Trump para takimit me Netanyahun: Njerëzit e Gazës të rivendosen në gjashtë vende të ndryshme

02/04/2025 23:55
nga:Genita C

Presidenti amerikan Donald Trump dhe Benyamin Netanyahu kanë mbajtur një takim me gazetarë në Shtëpinë e Bardhë.

Trump pretendon se qeveria saudite nuk po bën presion për krijimin e një shteti palestinez.

Ai ka shprehur se populli palestinez duhet të zhvendoset në Egjipt dhe Jordani – pavarësisht komenteve nga liderët e atyre vendeve që sugjerojnë të kundërtën.

Trump thotë se edhe vendet e tjera do të pranojnë palestinezë, por nuk specifikoi se për cilat vende e kishte fjalën.

“Kemi të bëjmë me njerëz shumë kompleks”, thotë ai.

Ai shton: “Kush do të donte të kthehej?” dhe sugjeron që njerëzit duan të largohen nga Gaza dhe të mos kthehen.