Lajme

Lekaj nga fshati Bishtazh, Fshaj dhe Ujz: Me ju, për fitore të sigurtë në 9 Shkurt!

02/04/2025 22:53
nga:Genita C

Pal Lekaj, kandidati i AAK-së, shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme nga qytetarët e fshatrave Bishtazhin, Fshaj dhe Ujz, duke theksuar se ka arritur të rritet në politikë falë besimit të tyre, raporton GazetaBlic.

Ai premtoi se do të vazhdojë të punojë dhe të qëndrojë pranë qytetarëve në çdo hap, duke i falënderuar ata për bashkëpunimin.

“Më 9 shkurt do të dalim fitues përsëri, bashkë!” – ishte mesazhi i fuqishëm i tij për zgjedhjet e ardhshme.