Lajme

Ekrem Hyseni: Rinia llapjane i dha vulën e fitores Lidhjes Demokratike të Kosovës

02/04/2025 22:28
nga:Lorik J

Kandidati i LDK-së për deputet, Ekrem Hyseni me numrin 16 ka theksuar se Rinia llapjane i dha vulën e fitores Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Hyseni thotë se ndryshimi është domosdoshmëri e pashmangshmëri, shkruan GazetaBlic.

Ja postimi i Hysenit:

“Rinia llapjane i dha vulën e fitores Lidhjes Demokratike të Kosovës

Atmosferë e zjarrtë e mbështetje e fuqishme!

Në mesin e takimeve të shumta e të mbështetjes së madhe gjithandej Llapit e Gollakut, sonte u takuam me të rinj e të reja të komunës sonë.

Plot shpresë e energji, gatishmëri e mobilizim i çdonjërit prej tyre për fitoren tonë të përbashkët më 9 shkurt.

Ringritja e tyre për ringritjen e Lidhjes sonë është një dhe e përbashkët.

Është ringritje për të sotmen dhe të ardhmen e tyre.

Secili nga ta meritojnë më shumë, meritojnë të jetojnë dhe ta ndërtojnë të sotmen dhe të ardhmen në Republikën e tyre, e jo të detyrohen të marrin rrugët e ikjes.

Prandaj, ndryshimi është domosdoshmëri e pashmangshmëri.

Për ta dhe për perspektivën e tyre, sikur edhe për gjeneratat që do vijnë, të ringritemi si një, më 9 shkurt, dhe t’i japim vendit qeverinë që e meriton, me kryeministër Dr. Lumir Abdixhiku.

Sonte, ju i dhatë energji të re mobilizimit tonë, i dhatë energji të re fitores së 9 shkurtit”, shkruan Ekrem Hyseni.

/GazetaBlic