Lajme

Berisha: Vizitë e përsosur në fshatin Uçë, prezantuam planin për zhvillimin e Kosovës

02/04/2025 21:50
nga:Genita C

Bekë Berisha ka shprehur mirënjohjen për mikpritjen e ngrohtë të fshatit Uçë, ku u prit nga njerëz me zemër të madhe dhe mbështetje të madhe për njëri-tjetrin, raporton GazetaBlic.

Gjatë vizitës, 8-shi i AAK-së  prezantoi planin dhe vizionin e tij për zhvillimin e Kosovës.

“Të pranishmit shfaqën interes të madh për planet e tij, duke bërë pyetje që ai i përgjigj me transparencë dhe gatishmëri. Beka vazhdon të mbështetet nga qytetarët dhe është i përkushtuar për një të ardhme më të mirë për Kosovën”, thuhet në njoftimin e Berishës.