Lajme

Gjini mesazh të fortë Kurtit: Në këto rrethana që krijove, do të duhej të jepje dorëheqje

02/04/2025 21:40
nga:Genita C

Në një postim të fundit, Ardian Gjini shprehu shqetësimin për situatën aktuale politike në Kosovë, duke thënë se çdo politikan që e do vërtetë popullin e vet duhet të japë dorëheqje, e jo të kërkojë mandat të tretë, raporton GazetaBlic.

4-shi i AAK-së,  theksoi se shumë afera korruptive po dalin në sipërfaqe dhe se aleatët e Qeverisë janë larguar, ndërsa Kryeministri Kurti po i lë qytetarët vetëm për interesa personale.

Gjini theksoi se detyra e parë e një lideri është të ndihmojë qytetarët të bashkohen, e jo t’i izolojë. Ai u angazhua për ndryshimin e domosdoshëm që Kosova ka nevojë për 9 Shkurt dhe bëri thirrje për një ndryshim të thellë që t’i shërbejë interesave të qytetarëve.

E plotë:

Në rrethanat e krijuara, cilido politikan që e do vendin dhe popullin e vet do duhej të jepte dorëheqje, jo të kërkonte mandat të tretë. Por ky e do mandatin për veten e tij, jo për qytetarët e Kosovës. Çdo ditë dalin në sipërfaqe afera korruptive, aleatët na kanë braktisur, Kurti për interes të vetin don me na lënë vetëm.

Nëse nuk jep dorëheqje ka me e heq populli.

Detyra e parë e një shërbyesi të shtetit është të ndihmojë njerëzit që të kuptohen me njëri-tjerein dhe të ecin së bashku duke bashkëvepruar, e jo ti izoloj e ti hasmërojë mes vete.

Prioritetet e Aleancës i prezentova edhe sonte me qytetarë në Bashkësitë Lokale Lipovec, Gërçinë e Bishtazhin.
Jemi bashkë pa dallim për ndryshimin e domosdoshëm që i duhet këtij vendi me 9 Shkurt.