Lajme

Lahi Brahimaj: Vizioni ynë për Kosovën Fituese po gjen mbështetje të fuqishme anembanë vendit!

02/04/2025 21:36
nga:Y I

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Lahi Brahimaj, ka zhvilluar takime me banorët e fshatrave Lipovec, Gërçinë dhe Bashkësisë Lokale Bishtazhin.

Brahimaj tha se ishte dëshmitar për forcën e bashkimit dhe vendosmërinë e qytetarëve për ndryshim.

“Vizioni ynë për Kosovën Fituese po gjen mbështetje të fuqishme anembanë vendit, duke reflektuar aspiratën e përbashkët për një Kosovë më të zhvilluar dhe më dinjitoze” shkruan Brahimaj raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë:

Në takimet e mbrëmjes me banorët e fshatrave Lipovec, Gërçinë dhe Bashkësinë Lokale Bishtazhin, isha edhe një herë dëshmitar për forcën e bashkimit dhe vendosmërinë e qytetarëve për ndryshim.

Vizioni ynë për Kosovën Fituese po gjen mbështetje të fuqishme anembanë vendit, duke reflektuar aspiratën e përbashkët për një Kosovë më të zhvilluar dhe më dinjitoze.

Në Kuvendin e ardhshëm, do të realizojmë transformimin e plotë të vendit tonë, duke i dhënë fund ngecjes dhe izolimit.

Faleminderit të gjithëve për besimin dhe përkrahjen e pakursyer në rrugëtimin tonë drejt një Kosove më të fortë, më të begatë dhe të integruar plotësisht në familjen euroatlantike.

1️⃣3️⃣7️⃣Për Kosovën Fituese

1️⃣Ramush Haradinaj

9️⃣0️⃣Lahi Brahimaj