Sporti

Jimenez do të luajë me dy numra të ndryshëm në Serie A dhe Champions League!

02/04/2025 21:12
nga:Lorik J

Sulmuesi i ri i Milanit, Santiago Jimenez, do të luajë me dy numra të ndryshëm në Serie A dhe Champions League.

Sulmuesi meksikan zgjodhi numrin 7 për kuqezinjtë, por nuk do të mund ta përdorë në Champions League.

Arsyeja është se Alvaro Morata i larguar për në Galatasaray e përdori këtë gjatë sezonit aktual. Rregulloret e UEFA-s nuk lejojnë një transferim të tillë numrash në mes të kompeticionit.

Milan kishte një rast të ngjashëm rreth dhjetë vjet më parë kur nënshkroi Adel Taarabt, por numrin 23 në Champions League e mbante Antonio Nocerino.

/GazetaBlic Sport