Kandidati i LDK-së për deputet, Xhafer Gashi bashkë me kandidaten Bekteshi, kanë zhvilluar një takim me banorët e lagjes Qerkezi në Obiliq, raporton GazetaBlic.
Gashi thotë se, ky takim dëshmoi edhe një herë besimin e qytetarëve në vizionin e LDK-së dhe nevojën për ndryshim të domosdoshëm në vendin tonë.
E plotë:
Takim me banorët e lagjes Qerkezi në Obiliq
Së bashku me kandidaten për deputete, znj. Linda Bekteshi, zhvilluam një takim të përzemërt me banorët e lagjes Qerkezi në Obiliq, ku u mirëpritëm me ngrohtësi dhe mbështetje të madhe.
Ky takim dëshmoi edhe një herë besimin e qytetarëve në vizionin e LDK-së dhe nevojën për ndryshim të domosdoshëm në vendin tonë. Vullneti dhe përkushtimi i banorëve na japin forcë për të vazhduar rrugën tonë me vendosmëri.
Një falënderim i veçantë për banorët e lagjes Qerkezi për mikpritjen dhe përkrahjen e tyre të fuqishme për #Ndryshimin. Me qytetarët në krah, po ndërtojmë së bashku një të ardhme më të mirë për Obiliqin dhe Kosovën.
Së bashku për fitoren!
#LDK124
#LumirAbdixhiku01
#XhaferGashi11
#LindaBekteshi66
Xhafer Gashi


