Lajme

Lumir Abdixhiku: Në Prishtinë, në bastionin tonë të rikthyer e të pathyeshëm, nuk mund të ishte ndryshe pos zjarrtë!

02/04/2025 20:49
nga:Lorik J

Kandidati për Kryeministër nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku ka publikuar imazhe nga dega e 3-të në Prishtinë, ku sipas tij kishin një tubim madhështor.

Abixhiku ka ripotencuar se 1.5 miliard euro për kryeqytetin – është zotimi i tyre, dhe zotimi i tij personal si Kryeministër në ardhje, shkruan GazetaBlic.

Ja postimi i tij:

“Dega e 3-të në Prishtinë kishte një tubim madhështor!

Të lumtë Alban e ju faleminderit secilit për pritjen e ngrohtë që na bëni në çdo takim në Kryeqytet!
Momentumi i madh qytetar që po na shoqëron jo vetëm në qytete e fshatra, por edhe në çdo lagje gjithandej nëpër Kosovë – tashmë është i pandalshëm!

Në Prishtinë, në bastionin tonë të rikthyer e të pathyeshëm, nuk mund të ishte ndryshe pos zjarrtë! 🔥

Lista e LDK-së në këto zgjedhje është më e mira në Kosovë. Është ekipi që do ta udhëheqë Kosovën drejt zhvillimit dhe mundësive të barabarta për të gjithë.

1.5 miliard për kryeqytetin – ky është zotimi ynë, dhe zotimi im personal si Kryeministër në ardhje!

Falemnderit Alban për organizimin e shkëlqyeshëm, dhe suksese kandidatëve tanë nga kjo degë: Alban Zogaj, Doruntinë Maloku, Elmire Nikçi Rexha dhe Sokol Havolli.

Ne besojmë në një të ardhme ambicioze për Prishtinën dhe Kosovën – me një shtet përparimtar që ka një kryeqytet të zhvilluar, modern dhe të denjë për të gjithë. Kjo është Kosova që duam, dhe këtë vizion do ta realizojmë me 9 shkurt, bashkë me çdo qytetar që po na bashkohet”, shkruan Abdixhiku.

/GazetaBlic