Lajme

Ekrem Hyseni nga Bradashi: Takim i jashtëzakonshëm ku gjetëm mobilizimin e madh ashtu siç po e gjejmë kudo në Llap e Gollak

02/04/2025 20:02
nga:Lorik J

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Ekrem Hyseni ka qenë sot në vizitë në Bradash, ku thotë se gjeti mikpritje të ngrohtë.

Hyseni thotë se kjo përkrahje dhe gjithë ky vullnet për ndryshim e ringritje është përcaktim për fitoren e 9 shkurtit, përcjell GazetaBlic.

Ja postimi i tij:

“Falemnderit Bradash për atmosferën e zjarrtë e mikpritjen e ngrohtë.
Takim i jashtëzakonshëm ku gjetëm mobilizimin e madh ashtu siç po e gjejmë kudo në Llap e Gollak.
Kjo përkrahje dhe gjithë ky vullnet për ndryshim e ringritje është përcaktim për fitoren e 9 shkurtit.
Jemi bashkë, jemi një dhe po në këtë frymë do të jemi drejt misionit tonë të përbashkët.
#bëhundryshimi
#votoLDK124
#voto16”, shkruan Ekrem Hyseni.

/GazetaBlic