Lajme

Selver Xhelili: Faleminderit qytetarëve të Gjilanit për përkushtimin sonte ndaj PDK-së dhe vlerësimin për reformat në parti!

02/04/2025 19:57
nga:Y I

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Selver Xhelili, ka falenderuar qytetarët e Gjilanit që sonte treguan përkushtimin ndaj PDK-së.

Xhelili tha se të njëjtit vlerësuan reformat në parti dhe besojnë për ndryshimet që ky subjekt politik do t’i bëjë në krejt Kosovën.

“Tubimi i PDK-së në Gjilan, e dëshmoi një kthim të fuqishëm të përkrahjes për ndryshimet që kanë ndodhur brenda Degës së PDK-së me sjelljen e kuadrove të reja, e që ndryshimet nga udhëheqja e Qeverisë së re të Kosovës nga Bedri Hamza, do të ndodhin edhe në shtet” shkruan Xhelili raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë:

Tubimi i PDK-së në Gjilan, e dëshmoi një kthim të fuqishëm të përkrahjes për ndryshimet që kanë ndodhur brenda Degës së PDK-së me sjelljen e kuadrove të reja, e që ndryshimet nga udhëheqja e Qeverisë së re të Kosovës nga Bedri Hamza, do të ndodhin edhe në shtet.

Faleminderit qytetarëve të Gjilanit që sonte e treguan përkushtimin ndaj PDK-së, vlerësuan reformat në parti dhe besojnë për ndryshimet që do t’i bëjmë në krejt Kosovën.

Tash Kosovën, e së shpejti në zgjedhjet lokale, edhe për ta qeverisur Gjilanin.

VotoPDK1️⃣3️⃣1️⃣✅

Voto Bedri Hamza1️⃣✅

Voto Memli Krasniqi2️⃣✅

Voto Selver Xhelili8️⃣3️⃣✅